Lajme

Ishulli në Europë që ndryshon kombësi çdo gjashtë muaj

Problemet me kufinjtë gjenden në të gjithë Europën dhe botën, por një ishull që shkëmbehet çdo vit, është jashtëzakonisht i çuditshëm. “Ishulli i fazanit”, i vendosur në tokat kufitare midis Francës dhe Spanjës, shkëmbehet mes këtyre dy shteteve çdo gjashtë muaj, pra gjashtë muaj jeni francezë nëse jetoni aty dhe 6 të tjerë spanjollë.

Gjatë historisë, ka pasur një sërë emërtimesh të ndryshme për “Ishullin e fazanit”, por emri që mban aktualisht është vendosur gabimisht. “Nuk ka fazanë në Ishullin e fazanëve”, u ankua romancieri francez Viktor Hygo kur e vizitoi atë në vitin 1843. Në fakt, në ishull ka vetëm disa shpendë të ngjashëm me fazanët dhe zogj të tjerë shtegtarë.

shulli u bë i njohur në vitin 1648, kur iu dha fund luftës 30-vjeçare midis Francës dhe Spanjës, dhe u zgjodh si një hapësirë ??neutrale për të demarkuar territoret e reja kufitare. Në fakt, u zhvilluan 24 samite dhe në vitin 1659 u arrit marrëveshja e paqes në “Traktatin e Pirenejve”.

Për të nderuar këtë rast, u organizua një martesë mbretërore dhe në vitin 1660, mbreti francez Luigji XIV u martua me vajzën e mbretit Filip IV, Maria Theresa të Spanjës, në ishullin e shpallur neutral. Vendi nisi të shihej si një metaforë e paqes dhe u vendos që Spanja dhe Franca të kishin kujdestarinë e përbashkët të territorit. Spanja do të mbante kujdestarinë nga 1 shkurti deri më 31 korrik të çdo viti, ndërsa gjashtë muajt e tjerë, Franca.

Çdo 6 muaj, të dyja shtetet përkujdesen për mirëmbajtjen e ishullit, diskutojnë për të drejtat e peshkimit dhe monitorimin e cilësisë së ujit etj.

Vizitorët hyjnë në ishull ose në një nga ditët e dorëzimit, kur realizohen aktivitete të shumta, ose gjatë pelegrinazheve të ndryshme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button