Lajme

U kthye në Shqipëri për dy dasma në fis, kush është 27-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Rrogozhinë: Askush s’e dinte udhëtimin surprizë

Detaje të trishta janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u shënua ditën e djeshme në Rrogozhinë, ku humbi jetën një 27-vjeçar.

Mësohet se viktima është Festim Meçja. Një i ri që prej një viti ndodhej në Itali dhe që dje po kthehej në Shqipëri. Familjen 27-vjeçari nuk e kishte njoftuar pasi donte t’i surprizonte dhe do të merrte pjesë dhe në dy dasma në fis.

Por aksidenti tragjik i preu rrugën të riut, i cili nuk arriti të shkonte në shtëpi dhe të përqafonte nënën, babain dhe motrën që e prininin prej një viti.

Në fshatin Sinaballaj që përgatitej për dy dasmat, tashmë ra një perde e zezë, që kur se ndodhi aksidenti dhe u mësua emri i 27-vjeçarit.

27-vjeçari makinë e kishte marrë me qira sapo kishte mbërritur nga Italia në Shqipëri dhe ishte nisur drejt shtëpisë, ndërsa u përplas me një kamion pak kilomentra larg banesës së tij.

Dyshohet se shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i “Benzit” ishte shkak i këtij aksidenti tragjik.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button