‘S’e ke pastruar mirë’/ Sanitarja acarohet nga pronari i hotelit në Ksamil! I vë flakën makinës

– Një konflikt për pastrimin e hotelit ka bërë që sanitarja t’i vërë flakën makinës së pronarit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, në garazhin e një hoteli në Ksamil. Punonjësja 33-vjecarje e identifikuar me iniicalet A.B., duket se nuk ka kontrolluar dot nervat pasi pronari e ka kritikuar për pastrimin.
“Nuk e ke pastruar mirë, nuk e ke larë mirë,”-pikërisht në këtë moment ka pasur një përplasje verbale mes tyre, derisa ajo i ka vendosur flakën makinës së tij. E më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
33-vjeçarja ishte e punësuar në hotel si sanitare gjatë këtij sezoni veror, kur fluksi është mjaft i madh prej turistëve dhe pushuesve. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërkohë vijon puna për kapjen e 33-vejçares.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.