Lajme

“Iku nga shtëpia pasi u zemërua me mamin”- Flet djali i 72-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në qese mbeturinash

Mediat italiane prej ditësh i kanë kushtuar vëmendje të veçantë një ngjarjeje horror të ndodhur në Itali, në provincën e Rovigos.

Ata kanë shkuar në familje dhe kanë kontaktuar të birin, një djalë i njohur në zonë dhe kanë komunikuar me të për të kuptuar se çfarë mund të ketë ndodhur vërtet me të atin e tij, i cili pak ditë më parë u gjet i copëtuar dhe i hedhur në thasë në bregun e lumit.

Policia vijon të kërkojë ndihmën e banorëve për zbardhjen e ngjarjes, pasi krimi është shumë i rëndë. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se hetimet nuk kanë mundur të zbardhin asnjë detaj të rëndësishëm deri më tani, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e krimit të rëndë.

MEDIAT ITALIANE

Alketa dhe Arben Kurti janë dy fëmijët e shqiptarit Shefki Kurti, 72-vjeçarit trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i fshehur në katër thasë të zinj, hedhur në lumin Adigetto në provincën e Rovigos. Alketa mësohet se jeton në Zvicër, ndërsa Arbeni jeton pak metra larg prindërve në komunën Badia Polesine.

Është një DJ i njohur në zonën përreth e pronar i diskotekës “Babylon”, që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve. Për mediat italiane, ai ka rrëfyer se babai, Shefki Kurti, është larguar nga banesa më 22 korrik 2022, pas një grindjeje të vogël me nënën e tij, pra me bashkëshorten. Ai ka thënë se nuk është i vërtetë informacioni se ata nuk kanë denoncuar zhdukjen e babait.

Më 24 korrik 2022, pra dy ditë nga largimi i Shefkiut nga banesa, Arbeni, i biri, ka informuar Policinë se babai i tij ishe larguar nga banesa pas një sherri me nënën.

NGJARJA

Trupi i të moshuarit shqiptar prej një jave ka qëndruar nën ujë. U gjet i copëtuar në 4 thasë të zinj.

“Askush nuk e donte të keqen babait e as neve”, janë fjalët e Arbenit për median lokale italiane e shton se “ka besim te drejtësia e te gjetja e autorëve të këtij krimi”.

Prokuroria e Rovigos po heton për vrasje të qëllimshme, copëtim e fshehje trupi. Shefki Kurti është larguar pa marrë me vete as celularin nga i cili për momentin nuk është zbardhur asnjë detaj që mund të ndihmoj hetimet.

Sipas rrëfimit të fqinjëve, automjeti i tij tip “Citroën”, në ngjyrë të zezë, nuk është parë për disa ditë pas largimit të Shefikut, por autoritetet policore e kanë gjetur të parkuar pak metra larg banesës.

Asnjë familjar i Shefki Kurtit nuk ka precedent penal apo probleme me drejtësinë. Për momentin, autoritetet kanë vënë nën sekuestrim apartamentin ku jetonte çifti i të moshuarve dhe ngjarja vazhdon të mbetet një mister.

IDENTIFIKIMI

U deshën 5 ditë për identifikimin e emrit të shqiptarit pas gjetjes së pjesëve të trupit të tij të gjymtuara, të mbyllura në thasë mbetjesh urbane e të hedhura në lumë. Në mëngjesin e 28 korrikut, personeli që merret me bonifikimin e Adigeto, gjeti në kanalin e lumit këmbën e majtë e pak orë më vonë të së njëjtës ditë, mbyllur në katër thasë të zinj, u gjetën trupi, koka e krahët.

Më 31 korrik u gjet edhe këmba e djathtë e vetëm pak orë më parë është mundur të konfirmohet identitetit i trupit të gjymtuar.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë zbardhur se trupi i shqiptarit Shefki Kurti ndodhej prej gati një jave në ujë. Autoritetet shpresojnë që autopsia do të mund të zbardhë shkakun e vdekjes së tij para se trupi të gjymtohej e të hidhej në lumë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button