LajmeShow BizViral Video
Të fundit

Drilon Hoxha i vë flakën Mercedezit luksoz në mes të Tiranës, rrjeti shpérthen në kritika

Aktori dhe regjizori Drilon Hoxha është duke filmuar skenat për filmin “EGO” dhe e fundit është xhiruar në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Pjesë e kësaj skene ishte edhe një makinë që digjet, jo me efekte skenike, por literisht nën tym e flakë.

Videon e ka postuar vetë Hoxha në rrjetin social Tik-Tok, ku nuk kanë munguar komentet pozitive, por as ato negative.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar Drilon Hoxhën se si mund të djegë një makinë teksa ekonomia shqiptare është në pikiatë, për të mos folur për ndotjen e ambienti.

Të tilla komente aktori i ka quajtur shumë të vogla, teksa tha:

“Si fillim shumë faleminderit për të gjitha komentet pozitive miq, faleminderit sinqerisht. Shoh disa komente që janë shumë të vegjël në mendime, nuk e marr vesh. Si të thuash tek kjo skena u vránë 20 veta, bashkë me ata dhe një gomar. Nuk flasin për njerëzit, por interesohen për gomarin.”

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button