Lajme

U gjet dje i dekompozuar në Ersekë, trupi dyshohet se i përket 29 vjeçarit. Prindërit i kishin ardhur nga Amerika…


Detaje të reja kanë dalë në lidhje me trupin e dekompozuar të gjetur ditën e djeshme në Krushovë të Ersekës u gjet një trup i dekompozuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa makine gjithashtu edhe xhupi që kish veshur viktima.

Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë.

Çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993.

Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.

Prindërit e tij kishin ardhur nga Amerika për të kërkuar djalin e tyre ndërsA Në një intervistë të dhënë për televizion babai i tij ka deklaruar:

“ Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, i ka fajtur zilja nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folur me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë, i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje Policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur.”- ka thënë ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button