Show Biz

“Mami më vishte si vajzë”, Arbër Hajdari rrëfen momentet e vështira të fëmijërisë

Ish- opinonisti i “BBVIP”, Arbër Hajdari ka folur si rrallë herë rreth fëmijërisë së tij.

I ftuar në “Më lër të flas” ai rrëfeu se kur ka qenë i vogël mamaja e tij e vishte si vajzë pasi ai ka lindur pas vëllait të tij më të madh, dhe prindërit e tij dëshironin një vajzë. Ai u ndal gjithashtu te një periudhë e vështirë e fëmijërisë së tij, ku shprehu se ka pasur një problem të rëndë shëndetësor me të cilin ka luftuar për disa vite.

“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”- tha ai.
Ndër të tjera ai foli edhe për planet për të ardhmen, ku moderatorët e pyetën nëse po mendon t’i futet politikës.

“Nuk kam menduar për shkak se mendoj që nuk ka vend për njerëz si unë, apo që pretendoj të hyj tek ajo kategori e njerëzve, që politika shqipatre nuk ka vën për to. Nuk ka ven për shkak se sistemi i cili kanë krijuar nuk të jep një lloj hapësire që ti nëpërmjet asaj që duan njerëzit t’i përfaqësosh. Pjesë e kësaj politike nuk do të bëhem kurrë.”

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button